​Maqedonia e Veriut vendos më 8 maj fatin e presidentit

Maqedonia

​Maqedonia e Veriut vendos më 8 maj fatin e presidentit

Më: 24 prill 2024 Në ora: 23:37
Ilustrim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut ka numëruar deri më tash 85.06 për qind të votave ose 1 milion e 543 mijë e 043 për raundin e parë të zgjedhjeve të shtata presidenciale.

Prin kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanoska me 40.14 për qind, pasuar nga kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 19.73 të cilët do tëpërballen në raundin e dytë më 8 maj.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka 13.88 për qind, Arben Taravari nga VLEN 9.78 për qind, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës 8.61, Biljana Vankovska Cvetkovska “E Majta” 4.36 dhe Stevco Jakimovski, kryetari i Karposhi Shkup me 0.80 për qind. 

Deri më tash janë 20.554 fletëvotime të pavlefshme.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar për presidentin e tyre të ardhshëm. Sipas Këshillit Shtetëror Zgjedhor, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka votuar 49.42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore është 1.814.317. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat