Stefanoviç akuza pushtetit serb: Kosova një hap larg Këshillit të Evropës e përgjegjës për këtë është SNS e Vuçiçit

Lajme

Stefanoviç akuza pushtetit serb: Kosova një hap larg Këshillit të Evropës e përgjegjës për këtë është SNS e Vuçiçit

Nga: F. B. Më: 28 mars 2024 Në ora: 10:59
Borko Stefanoviç

Ish negociatori në bisedime dhe nënkryetar i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) Borko Stefanoviç ka vlerësuar se “Kosova është një hap nga anëtarësimi i plotë në Këshillin e Evropës dhe përgjegjëse për këtë është partia në pushtet e Vuçiç, që po ndërmerr “hapa katastrofa-l në planin e politikës së jashtme", shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Ai për TV N1 theksoi se “Vuçiç ka pranuar marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe ky hap ka mundësuar që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare”.

Stefanoviç akuzoi pushtetin aktual se i ka lënë serbët në “mëshirën dhe jo-mëshirën e Kurtit, që po sillet në mënyrë totale destruktive".

" Vetëm anëtarësimi në KE nuk do rrezikoj serbët që janë edhe ashtu të rrezikuar dhe jetojnë në atmosferë ferri, sepse askush nuk di kur mund të arrestohet. Institucione serbe nuk ka atje, SNS i kanë shfuqizuar. Dinar nuk ka se SNA e ka shfuqizuar, kalimet administrative me doganë po ata i kanë vendos", deklaroi Stefanoviç. Komiteti Parlamentar i Kuvendit të KE-së (PSSE) për çështje politike në Paris pranoi raportin që rekomandon pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat