Kjo është gjendja shëndetësore e dy personave të plagosur në Ferizaj

Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e dy personave të plagosur në Ferizaj

Më: 27 prill 2024 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Disa të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e vona të së premtes, ku dyshohet se nga ky incident dy persona kanë mbetur të plasogur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “12 qershori” në Ferizaj, teksa ende nuk dihen motivet e këtyre të shtënave.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Major Qazim Reka.

Reka tha për Sinjalin se një i dyshuar është arrestuar teksa janë në kërkim edhe të një dyshuari tjetër.

Ndërsa në Qendrën e emergjencës në Spitalin e Ferizajt, mjeku kujdestar Sefedin Fazliu ka deklaruar “se pas orës 23.00 afër orës 24 kemi pranuar dy pacientë të cilët kanë qenë të lënduar me armë zjarri”.

“Të dy pacientët kanë qenë të lënduar nën gjurin e djathtë. Të dy pacientët kanë qenë jashtë rrezikut për jetë. Pas marrjes së trajtimit në Qendrën e Emergjencës në Spitalin e Ferizajt dhe pas bërjes së radiografive dhe konsultës nga ana e ortopedit të dy pacientët janë transferuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë nga ana e kirurgut vaskular po ashtu edhe nga ana e neurologut nëse ka nevojë”, tha Fazliu.

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

Policia është duke i bërë hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat