Zogaj: Populli shqiptar ndër shekuj përjetoi sfida të mëdha për liri e pavarësi

Aktuale

Zogaj: Populli shqiptar ndër shekuj përjetoi sfida të mëdha për liri e pavarësi

Më: 27 prill 2024 Në ora: 15:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, gjatë Takimit të Madh të Prishtinës për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike, ka folur mbi historinë shqiptare dhe gjuhën si thesar dhe simbol i unitetit tonë.

Ai tha se populli shqiptar ndër shekuj ka formuar identitetin e tij si komb dhe traditat e tona po ruhen nga gjeneratat e reja, duke i dhënë identitetit tonë një rrënjë të fortë dhe lidhje me kaluarën.

Zogaj: Populli shqiptar ndër shekuj përjetoi sfida të mëdha për liri e pavarësi

“Është kënaqësi e madhe që sot të ju drejtohem sot në emër të kryeqytetit në këtë takim të veçanta në qytetin tonë në Prishtinë për të fituar por edhe për të reflektuar me këtë takim të madh mbarëshqiptar. Sot ne bashkohemi për të shprehur respektin, admirimin dhe mirënjohjen tonë për historinë, identitetin dhe integrimin e kombit shqiptar. Historia jonë është e mbushur me ngjarje dhe përvoja që kanë formuar identitetin tonë si komb i madh dhe i nderuar në këto treva, nëpërmjet këtyre shekujve populli shqiptar ka përjetuar sfida të mëdha ka luftuar për lirinë e pavarësinë dhe ka treguar një rezistencë të pa lëkundur nga luftërat për liri në kohën e Skënderbeut dhe e shfrytëzoj rastin për të falënderuar trashëgimtarin e familjes që është me ne e deri te pavarësia e Kosovës në vitin 2008, krenaria dhe guximi i popullit shqiptar është shembullor, identiteti ynë është i ndërtuar mbi themele të forta të gjuhës kulturës traditave dhe vlerave tona të përbashkëta. Gjuha shqipe është një thesar i pa shoq dhe simbol i unitetit tonë kombëtar. Kultura jonë është e pastërti e ndryshme që reflekton një trashëgimi të lashtë dhe një bashkëjetesë të thyeshme edhe me popuj të tjerë dhe me kultura të ndryshme në rajon dhe në botë. Traditat tona tani po i ruajnë edhe gjeneratat e reja duke i dhënë identitetit tonë një rrënjë të fortë dhe lidhje të padiskutueshme në të kaluarën tonë”, tha Zogaj.

Takimi PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, u mbajt në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK-NATO dhe lirisë së Kosovës në Prishtinë, me mbi 600 të ftuar nderi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat