Përplasje në KQZ se ku duhet të mbërrijnë votat e mërgatës

Zgjedhjet 2021

Përplasje në KQZ se ku duhet të mbërrijnë votat e mërgatës

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:21
KQZ

Në mbledhjen e 13-të të radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  Alim Rama, përfaqësues i Vetëvendosjes në KQZ, ka akuzuar këtë institucion se po mundohet, sipas tij, të vë edhe një pengesë për votuesit jashtë Kosovës.

Ai ka thënë se votat duhet të mbërrijnë në kutinë postare të KQZ-së dhe ka ftuar Sekretariatin e KQZ-së të sqarohet se si ka shkuar në të kaluarën dhe si duhet të shkojë, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti, ai i PDK-së Arianit Elshani dhe kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, kanë thënë se votat duhet të mbërrijnë në Fahun Postal, Posta numër 6, pasi sipas tyre, ashtu parasheh ligji.

Rama ka akuzuar se sipas raportit të organizatës “Germin”, Posta e Kosovës nuk është treguar korrekte në zgjedhjet e fundit.

Në fund, kjo çështje u la të diskutohet në fund të mbledhjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat