Voton 98-vjeçari nga Rugova, thotë se asnjëherë nuk ka munguar në votime

Zgjedhjet 2021

Voton 98-vjeçari nga Rugova, thotë se asnjëherë nuk ka munguar në votime

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Në këto zgjedhje ka votuar edhe një person që gati i ka mbushur 100 vjet.

Qytetarët sot po votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Në këto zgjedhje ka votuar edhe një person që gati i ka mbushur 100 vjet.

Arif Demaj, 98 vjeçar nga Rugova ka votuar sot në qytetin e Pejës, konkretisht në shkollën “Shaban Spahija”.

Ai ka thënë se ka dalë në çdo parë zgjedhje dhe asnjëherë nuk ka munguar.

Pasi votoi, ai tha se duhet që partitë bashkë ta shikojnë popullin.

I moshuari gjatë votimit është asistuar nga nipi i tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat