Arrestohet një person që ka votuar dy herë

Zgjedhjet 2014

Arrestohet një person që ka votuar dy herë

Më: 8 qershor 2014 Në ora: 13:42

Prokurorja Laura Pula ka konfirmuar se është arrestuar personi i parë në Prishtinë që ka votuar dy herë.
“Kemi njoftimi e fundit se një person ka votuar dy herë në një shkollë të Prishtinës dhe i njëjti është ndalur”, ka thënë Pula, në konferencë për media.

​Prokuroria dhe policia thanë se procesi i votimit po zhvillohet normalisht. Deri në mesditë, janë regjistruar tre raste të dyshimit të bazuar për vepër penale: në Prizren, Komoran dhe në Prishtinë.
Koordinatorja për zgjedhjet prokurorja Laura Pula bëri thirrje që të mos bëhen shkelje të së drejtës së votës. Zëdhënësi i policisë Baki Kelani tha se nuk është regjistruar asnjë rast që në aspektin e sigurisë do të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit të votimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat