Laura Fazliu synon medaljen e bronztë në Abu Dhabi

Xhudo

Laura Fazliu synon medaljen e bronztë në Abu Dhabi

Më: 30 tetor 2026 Në ora: 12:48
Xhudistja Laura Fazliu

Xhudistja Laura Fazliu nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin në finalen e Grand Slamit në Abu Dhabi, pasi është mposhtur në gjysmëfinale nga përfaqësuesja e Polonisë, Angelika Szymanska.

Megjithatë, medalja mbetet ende në objektivat e Fazliut, e cila do të ketë një tjetër mundësi për të luftuar për një vend në podiumin e kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare.

Kujtojmë se rrugëtimin në Grand Slamin e Abu Dhabit, Laura e nisi me pushim në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë e mposhti me Wazaari portugezen Joana Crisostomo.

Në çerekfinale, xhudistja kosovare tregoi forcën e saj duke triumfuar me Ippon ndaj vendases Tsendbazar Mashbat, rezultat që i siguroi një vend në mesin e katër xhudisteve më të mira të kategorisë.

Tashmë, përballë saj në luftën për medaljen e bronztë do të jetë kroatja Iva Oberan.

Fazliu do të synojë ta lërë pas humbjen në gjysmëfinale dhe ta përmbyllë garën në Abu Dhabi me medalje për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat