Driton Kuka: Kosova e madhe 

Xhudo

Driton Kuka: Kosova e madhe 

Nga: K.G. Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 21:20
Nga e majta Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Driton Kuka, Akil Gjakova dhe Dardan Cena

Federata Evropiane Xhudos është mahnitur me organizimin që Kosova ka bërë të Kampionatit të Hapur Evropian.

Kjo duke iu falënderuar vëllezërve Kuka, Agroni dhe Dritoni.

Agron Kuka është kryetar i federatës dhe Dritoni selektor i kombëtares së Kosovës.    

“Kosova e madhe...

Pa fjalë jam e pa koment!

Sa e bukur të dhurosh medalje atdheut tonë  këtu në kryeqytetin tonë të shtrenjtë!

Akili sot udhëhoqi ekipin por shkëlqyen të gjithë!

Kësaj radhe Presidenti Agron Kuka me Fatos Tabaku e Diellza Bezera ishin ata që na dhuruan organizim perfekt!

Me shumë të tjerë mos me ju hy në hak.

Urime Kosovë, urime Shqiptar kudo që jetoni”, ka shkruar Driton Kuka në profilin e tij në facebook

Katër medalje Kosova në Kampionatin e Hapur Evropian

Akil Gjakova - i artë

Dardan Cena (-73 kg) – bronztë

Nora Gjakova (-57 kg) – e bronztë

Distria Krasniqi (-48 kg) – e bronztë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat