Aksident tragjik në një kompani në Vlorë, humb jetën një person, e zënë poshtë materialet e rënda

Vlora

Aksident tragjik në një kompani në Vlorë, humb jetën një person, e zënë poshtë materialet e rënda

Më: 6 tetor 2026 Në ora: 12:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie në Vlorë, teksa dyshohet se ishte duke punuar.

Sipas dëshmitarëve, mbi të kanë rënë materiale të rënda, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e ambulancës, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, pasi dyshohet se trupi i viktimës ndodhet i bllokuar nën materialet e rënda.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse viktima ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat