Dietë kronologjike? Nuk ka të bëjë me sasinë, por kohën - Bota Sot
Dietë kronologjike? Nuk ka të bëjë me sasinë, por kohën

Ushqime

E enjte, 20 shtator 2018

Dietë kronologjike? Nuk ka të bëjë me sasinë, por kohën

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 16:56

Ndoshta kemi gabuar në gjithçka me fiksimin tuaj për peshoren, dhe kontrollin e asaj që konsumoni. Por duke u fokusuar shumë tek kjo pjesë kemi harruar konceptin thelbësor: kur duhet të hamë?

Një pjatë makarona, është një pjatë makarona gjithmonë, por metabolizmi ynë ndryshon gjatë 24 orëve, e për rrjedhojë dhe aftësia për të përthithur ushqimin. Kështu nuk është njësoj të konsumosh makaronat në darkë, apo në drekë.

Quhet Dietë Kronologjike, dhe nuk është një dietë e radhës, por një regjim ushqimor për të cilin ka nisur të flitet që në vitet ’80. Thelbi është tek sinkronizimi i vakteve me orën e brendshme të trupit, duke nisur nga cikli gjumë-zgjuar, ditë-natë. Pra, duket se është më mirë të hash ushqim sa më herët.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test