Ushqimet që ndihmojnë tretjen

Ushqime

Ushqimet që ndihmojnë tretjen

Më: 6 mars 2024 Në ora: 00:43
Ilustrim

Janë disa ushqime që mund të ndihmojnë më shumë në procesin e tretjes.

“Eating Well” ka renditur 7 ushqime me karbohidrate që kanë më shumë fibra e të cilat e ndihmojnë tretjen.

Fibrat në fakt janë një tip i karbohidratit, të cilin e përmbajnë ushqimet bimore si pemët, perimet, fasulet dhe drithërat e plota.

Për dallim nga karbohidratet tjera, fibrat kalojnë shumë më lehtë në organet tretëse dhe kështu i ndihmojnë shumë organizmit për ta tretur ushqimin.

Këto janë shtatë ushqimet që përmbajnë më shumë fibra.

Qulli me drithëra të plota e të papërpunuara

Kjo pjatë përgatitet duke zier drithërat me qumësht apo ujë dhe duke ju shtuar atyre arra e fruta sipas dëshirës.

Pjata me drithëra të plota

Kur nuk premton koha për t’i zier drithërat, opsion i mirë është të qitën në kos apo qumësht të ftohtë dhe të ju shtohen arroret e frutat sipër.

Bullguri

Një pjatë me përmbajtje të bullgurit mund të përgatitet për të gjitha vaktet. Për mëngjes ashtu sikur drithërat e ziera. Për drekë e darkë mund të përgatit me mishra e perime. Bullguri mund të përgatitet edhe si desert duke e zier me qumësht e kanellë.

Fiku

Fiku është një nga opsionet më të mira për të zëvendësuar ushqimet e ëmbla të gatshme të cilat kanë shumë sheqer të shtuar e shumë agjent të tjerë të këqij.

Fasulet

Një pjatë me fasule ofron karbohidrate, fibra dhe proteinë. Në të njëjtën kohë fasulet kanë zero yndyrë e kolesterol gjë që i bën ato shumë të mira për shëndetin.

Manaferrat

Sikur fiku ashtu edhe manaferrat janë një opsion shumë i mirë për të zëvendësuar ushqimet e ëmbla të fabrikuara.

Patatja e ëmbël

Niseshteja që ndodhet në patatet e ëmbla është rezistente dhe ky fakt e bën atë të jetë karbohidrat që ka karakteristikat e njëjta sikur fibra. Ndryshe nga shumica e karbohidrateve, amidoni rezistent i shpëton tretjes, duke udhëtuar nëpër zorrë derisa të arrijë në zorrë të trashë. Atje, fermentohet nga bakteret e shëndetshme, duke liruar acide yndyrore që mund të ulin inflamacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat