E thotë shkenca/ 4 ushqime që të bëjnë të lumtur! - Bota Sot
E thotë shkenca/ 4 ushqime që të bëjnë të lumtur!

Ushqime

E diel, 22 korrik 2018

E thotë shkenca/ 4 ushqime që të bëjnë të lumtur!

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:59
Ilustrim

Përgjegjës për ushqimin që konsumojmë jemi vetëm ne. Ushqimet e duhura na ndihmojnë për të qenë sa më të shëndetshëm. E megjithatë edhe ata që janë perfektë me përmasat e tyre fizike, e po aq fanatikë në mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm, nuk i kanë shpëtuar tundimit për të ngrënë ushqimet jashtë “listës”. Por ja që shkenca na tregon se janë disa ushqime, ndonjë madje edhe nga ata të ndaluarat, si çokollata, por që në fakt të përmirësojnë gjendjen e humorit.

Ja cilat janë disa prej tyre:

Çokollata

Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Spinaqi

Është i pasur me antioksidantë që janë thelbësorë për luftën kundër ankthit dhe stresit. Magnezi dhe zinku i tij janë shumë efikasë në luftën kundër depresionit.

Avokado

Ky frut ka shumë tirozinë, një prekursor që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë, hormonin e kënaqësisë. Avokadot përmbajnë edhe shumë acide folike e vitamina D, që ulin nivelin e homocisteinës te femrat shtatzënë, duke ulur rrjedhimisht edhe ankthin apo depresionin.

Orizi

Karbohidratet janë shumë të mira për prodhimin e serotoninës, një stabilizues që lidhet me nivele të ulta depresioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test