Recetë/ Mish buallice me gjethe dafine

Ushqime

Recetë/ Mish buallice me gjethe dafine

Më: 28 mars 2018 Në ora: 13:53
Mish buallice me gjethe dafine

Kuzhinieri, Bedri Llanaj për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” gatuan një recetë me përbërës kryesor dafina.

Përbërësit:

Dafina

Mish buallice

Selino

Qep

Arrë moskat

Rozmarinë

Vaj ulliri

Piper

Verë e kuqe

Përgatitja:

Në vasketën e aluminit hidhen 7-8 copë mish buallice, qepa prihet në katër pjesë dhe hidhet po në mish, hidhet një gotë verë po aty, selino të prerë në copa të vogla, arra moskat grihet me rende mbi gjithë këto produkte, 6-7 gjethe dafine, vajin e ullirit dhe i përziejmë duke i marinuar mirë.

Po ashtu në masën e marinizmit, hedhim 10 gramë krip, pak rozmarin, një sasi të vogël piperi dhe i trazojmë mirë derisa mishi të marri të gjitha aromën e produkteve.

Në një mikser hedhim gjetet e dafinës dhe së bashku me vajin i ullirit i përziejmë për të përftuar lëngun dhe aromën e dafinës. Këtë lëng e hedhim të mishi i marinuar. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri para se ta kaverdisim dhe i vendosim mishin e marinuar.

Dhe për 15 minuta i skuqim të gjitha së bashku. Në pjatën e servirjes pasi t’i kemi hedhur të gjitha copat e mishit mbi te hedhim dhe salcën e krijuar në tigan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat