Supë Brosh me patate, nga më të vjetrat e traditës

Ushqime

Supë Brosh me patate, nga më të vjetrat e traditës

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 13:27
Supë Brosh me patate

Një pjatë fantastike, shijeplotë dhe e shëndetshme, e pasur me vlerat ushqyese të perimeve më të mira, me të cilat ajo përgatitet.

Shije marramendëse falë kombinimit perfekt të patateve me panxhar të kuq, lakër të bardhë e karrotave.

Supa Borsh me Patate, ndonëse pak e dëgjuar në ditët e sotme, është një ndër recetat më të vjetra të kuzhinës tradicionale shqiptare.

Është konsideruar si supa e dimrit dhe ditëve të ftohta. Shërbehet e ngrohtë dhe shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, turshi të ndryshme, bukë të thekur apo edhe byrekë të përgatitur nga duart e nënave dhe gjysheve.

Rikthejmë këtë traditë të vjetër në tryezat tuaja përmes recetës origjinale, e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Supës Borsh në Shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 litër lëng mishi

3-4 panxhar të kuq

1-2 lugë gjelle uthull

¼ e lakrës së bardhë

1 lugë gjelle salcë domatesh

Dy lugë gjelle vaj ulliri

2 karrota

3 kokrra patate

1 kokër qepë

Ajkë qumështi ose kos i trashë (nga një lugë gjelle për person)

Disa rrënjë selinoje

Një lugë gjelle miell gruri

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Në lëngun e mishit të vluar hidhet lakra e bardhë e prerë në fije të holla.

Në një tenxhere më vete, skuqet qepa, shtohen karrotat, panxhari të prerë në kubikë dhe rrënjët e selinosë e prera hollë në fije shkrepësesh.

Kaurdisen të gjitha së bashku, shtohet mielli duke vijuar kaurdisjen, e më pas salca e domates.

Më pas, shtohet pak nga pak lëngu i mishit dhe dhe lihet që të vlojë.

Në lakrën gjysmën të zjerë, hidhen patatet e prera në kubikë mesatarë, shtohet kripa dhe piperi gjithashtu.

Supa shërbehet sipas racioneve dhe sipër i hidhet një lugë ajkë qumështi ose një lugë kos i trashë  secilës pjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat