Dieta që ul rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë

Ushqime

Dieta që ul rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 00:52
ilustrim

Ta mbash zorrën e pastër nënkupton mbajtjen pastër të indeve dhe i lejon qelizat tuaja të rindërtohen. Një dietë për pastrimin e zorrëve gjithashtu ushqen trupin dhe çon në një shëndet më të mirë.

Nga të dhënat e 99 studimeve të ndryshme zhvilluar mbi 29 milionë persona anembanë botës rezulton se drithërat integrale reduktojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë me 17 për qind. Nga ana tjetër, të dhënat e po këtyre studimeve konfirmojnë se konsumimi i mishit të kuq të përpunuar, pra sallameve, shton rrezikun e prekjes nga kanceri. Orizi, buka dhe makaronat integrale zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, me efekt të jashtëzakonshëm mbi organizmin, praktikisht sa më shumë konsumojmë këto lloj ushqimesh, aq më shumë ulim rrezikun e zhvillimit të këtij kanceri. Të dhënat janë bërë publike nga Instituti Amerikan Kërkimor i Kancerit dhe nga Fondacioni Botëror Kërkimor kundër kancerit, pas analizimit të të dhënave të 29 milionë personave në mbarë botën, prej të cilëve 250 mijë me kancer në zorrë të trashë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat