Këto ushqime eliminojnë substancat e dëmshme nga organizmi

Ushqime

Këto ushqime eliminojnë substancat e dëmshme nga organizmi

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 18:27
Ilustrim

Me kalimin e kohës të gjithë kanë nevojë për detoksifikim të trupit për shkak se gjatë këtij procesi trupi liron substancat e dëmshme.

Këtu janë disa ushqime që mund të ndihmojnë për detoksifikimin e trupit:

Panxhari  ul nivelin e radikaleve të lira në trup dhe ndihmon në procesin e rigjenerimit të qelizave të mëlçisë.

Brokoli ka veti të shkëlqyera antioksiduese. Shkencëtarët kanë treguar se konsumi i rregullt i kësaj perime mund të zvogëlojë rrezikun e kancereve të ndryshme.

Çaji jeshil është një burim i shkëlqyer i antioksiduesve. Ai përmban kafeinë, në sajë të cilës siguron energjinë e nevojshme dhe ndihmon në nxjerrjen e ujit të tepërt nga trupi.

Qepa dhe hudhra përmbajnë flavonoide, të cilat stimulojnë mëlçinë, dhe kanë veti të shkëlqyera antibakteriale dhe forcojnë sistemin imunitar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat