Ushqimet që parandalojnë humbjen e kujtesës

Ushqime

Ushqimet që parandalojnë humbjen e kujtesës

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 17:26
Ilustrim

Një regjim i shëndetshëm ushqimor shoqërohet me jo pak përfitime shëndetësore.

Nëse keni filluar të përjetoni humbje të kujtesës afatshkurtër, atëherë është e këshillueshme të konsumohen këto ushqime: 

Peshk

Kur është fjala për ushqimet e trurit, peshku yndyror (si salmoni, skumbri dhe sardelet) janë në krye të renditjes. Yndyrat omega-3 janë përgjegjëse për shumë funksione të këtij organi, parandalojnë plakjen e qelizave dhe përshpejtojnë prodhimin e atyre të rejave.

Boronica 

Një studim i botuar në Journal of Neuroscience zbuloi se boronicat mund të parandalonin humbjen e kujtesës afatshkurtër. Të pasura me antioksidantë, manaferrat e boronicat gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga inflamacioni.  

Arrat 

Sipas një studimi botuar në American Journal of Epidemiology, vitamina E e gjendur me shumicë tek arrat mund të ndihmojë për të parandaluar aftësinë njohëse të trurit. 

Vaji i ullirit 

Vaji i ullirit përmban polifenole, antioksidantë të fuqishëm që mund të parandalojnë sëmundjet dhe humbjen e kujtesës më së shumti gjatë moshës së tretë. 

Farat e kungullit janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për forcimin e kujtesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat