Ja si t'i përgatisni fasulet në tavë

Ushqime

Ja si t'i përgatisni fasulet në tavë

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 12:53
Ilustrim

Vendosim fasulet një nate perpara se ti gatuajme që të na zbuten.

I kullojme, i shpelajme dhe në një tenxhere ziejme fasulet pllaqi (gjysem të ziera) në ujë me kripe për 30-40 minuta.

Kullojme fasulet e ziera në një site dhe i leme menjë anë.

Në një tenxhere me vajin e ullirit skuqim qepën, karrotat,selinon për 3-4 minuta.

Shtojmë hudhrën, salcen e domates dhe majdanozin, kripën dhe piperin. Shtojmë fasulet pllaqi që ziem me përpara dhe i kaverdisim dhe 3-4 minuta akoma. Shtojmë 3 filxhana caji me ujë të ngrohte dhe i leme të marrin një valë për 2-3 minuta.

Vendosim fasulet pllaqi në një tepsi.

Fusim tepsinë me pllaqitë në furre të parapregatitur në temperaturen 170 - 180 grade celsius për 30 - 40 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat