Përse domatet nuk duhen futur ne frigorifer?

Ushqime

Përse domatet nuk duhen futur ne frigorifer?

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 08:58
ilustrim

Ndonëse domatet mund të jenë të stinës, ndodh që shumë prej nesh mos t’i shijojnë. Pas domateve pa shije mund të fshihen shumë arsye, por më e fundit e vërtetuar shkencërisht lidhet me frigoriferin. Nëse domatet qëndrojnë për ditë me rradhë në frigorifer ato e humbin shijen.

Aroma e një domateje është një kombinim sherqernash, aminoacidesh dhe esteresh që kanë një shije të veçantë. Studimet e mëparshme kanë treguar se disa nga këto të fundit humbasin  kur domatet ruhen në temperaturë të ulët. Pasi studiuesit i ruajtën domatet për 8 ditë në 5 gradë Celsius vunë re që ndryshimet ndodhnin në nivel molekularë.

Edhe kur u vendosën më vonë në një mjedis të ngrohtë, vlera e këtyre gjeneve nuk u kthye në normalitet. Megjithatë, domatet mund të durojnë në frigorifer për tre ditë. Hulumtimi tregoi gjithashtu se nivelet e sheqerit nuk janë ndryshojnë nga ftohja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat