Ushqimet e kuqe për një zemër të shëndetshme

Ushqime

Ushqimet e kuqe për një zemër të shëndetshme

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 08:29
Ilustrim

Ka disa perime dhe fruta të kuqe të pasura me antioksidues të fuqishëm, ushqime që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës dhe ulin rreziqet për goditjet në zemër. 

Rezultati më i rëndësishëm është ulja e rrezikut nga sëmundjet e zemrës me mbi 50%.

Shega - Shega është një frut i pasur me disa lloje antioksiduesish, qe ndihmojnë drejtpërdrejtë në forcimin e arterieve dhe kjo promovon një shëndet sa më të plotë të zemrës.

Një studim tregoi se përdorimi i përditshëm i lëngut të shegës për një periudhë kohore tremujore përmirësonte dukshëm rrjedhjen e gjakut.

Domate - Domatet janë të pasura në likopene, një pigment i kuq, qe ka veti antioksiduese dhe është një burim me vlera të pazëvendësueshme për sa i përket shëndetit të syve dhe të prostatës.

Vera e kuqe - Vera është e mirë për shëndetin, kur nuk teprohet me të, sepse rrit nivelin e kolesterolit HDL, ose e thënë ndryshe, të kolesterolit të mirë. Kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Qershitë - Qershitë përmbajnë antocianinë, nga e cila ato marrin dhe ngjyrën e kuqe. Antocianina është antioksidues shumë i fuqishëm që ka veti unike shëruese. Ajo zotëron veti anti-inflamatore që reduktojnë dhimbjet pas ushtrimeve në muskuj dhe kyçe.

Molla - Një mollë në ditë me shumë gjasa do ta mbaj doktorin larg, sepse përmban quercetin, një element me veti të fuqishme anti-inflamatore që parandalon mpiksjen e gjakut.

Konsumojini mollët për mëngjes ose midis vakteve, në vend që të hani ushqime të blera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat