Djathi i bën shumë mirë zemrës

Ushqime

Djathi i bën shumë mirë zemrës

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 00:16
ilustrim

Një studim i Universitetit të Kopenhagenit ka zbuluar se djathi mund të jetë celësi i një jetë të shëndetshme. Sipas studimit djathi i bën shumë mirë zemrës.

Në një eksperiment 12 javorësh, 139 vullnetarë morën pjesë ku ata u ndanë në 3 grupe. Njëri grup konsumoi 80 gramë djathë me yndyrë, grupi i dytë konsumoi 80 gramë djathë pa yndyrë dhe grupi i tretë nuk konsumoi djathë fare.

Për habi, grupi që konsumoi djathë me yndyrë nuk pati asnjë ndryshim në kolesterolin e keq, nuk u shëndosh dhe nuk pati rritje tensioni. Përkundrazi, shëndeti i tyre u përmirësua, pasi iu rrit niveli i kolesterolit të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat