Tetë ushqime që kurojnë mëlçinë

Ushqime

Tetë ushqime që kurojnë mëlçinë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 10:46
Ilustrim

Mëlçia luan rol kyç në funksionin fiziologjik të trupit. Ajo na shpëton nga helmet e përditshme dhe ndihmon tretjen e ushqimit.

Por, cilat janë 8 ushqimet që na ndihmojnë të kurojmë mëlçinë?

Hudhrat – Hudhrat aktivizojnë një enzimë e cila shpërbën toksinat. Alicina dhe Selenium janë dy përbërës të hudhrës të cilët forcojnë pastrimin e mëlçisë.

Qitro – Lëngu i qitros ndihmon në eliminimin e toksinave kancerogjene dhe ofron kombinim të shkëlqyer të vitaminës C dhe antioksidantëve.

Panxhari – Përmban flavonoidë që ndihmojnë proceset fiziologjike të mëlçisë.

Kafja – Studimet tregojnë se kafja ndikon pozitivisht në shëndetin e mëlçisë edhe pse mekanizmi mbetet pak i turbullt.

Gjethet jeshile – Rukola, pazite, spinaqi dhe sallata jeshile ndihmojnë në përthithjen e metaleve të rënda në sajë të fibrave të tyre bimore. Në këtë mënyrë ato ulin ngarkesën e mëlçisë me këto përbërës të padegradueshem.

Brokoli dhe lulelakra – Këto lloj zarzavatesh kanë një efekt të veçantë në forcën detoksifikuese të mëlçisë në sajë të disa përbërësve të quajtur glucosinolate – të cilët duket të jenë një arme e forte kundër toksinave kanceroze.

Shafrani i Indisë dhe kanella – Këto erëza po njihen gjithnjë e më shumë për rolin e tyre antioksidues dhe anti-inflamator. Ato mbështesin tretjen dhe lehtësojnë mëlçinë në punën e saj. Në veçanti kanella ka veti mbrojtëse të fuqishme kundër baktereve dhe viruseve.

Arrat – Arrat përmbajnë glutathion - antioksidant që renditet i pari për nga rëndësia kur bëhet fjalë për detoksifikimin e mëlçisë. Këtu ajo vjen bashkë me acide lyrore tepër të dobishëm si ato të tipit omega -3, të cilët gjithashtu luftojnë inflamacionin dhe gjithçka toksike që ai prodhon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat