Mos konsumoni këto ushqime nëse jeni të stresuar

Ushqime

Mos konsumoni këto ushqime nëse jeni të stresuar

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 09:08
Ushqime

Për shkak të presionit të vazhdueshëm, shpeshherë ndihemi në stres, andaj është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësi edhe ushqimit.

Më poshtë po ju tregojmë për disa ushqime, të cilat nuk duhet t’i konsumoni nëse jeni në stres.

Kafeja

Studimet thonë se kafeina rrit nivelin e kortizolit, i cili përkeqëson gjendjen e stresit në të cilën mund të ndodheni.

Sheqernat

Konsumimi i ushqimeve të pasura në sheqerna shkakton një rritje dhe ulje drastike të sheqerit në gjak, që çon në rritjen e hormoneve të stresit si epinefrina.

Alkooli

Mund të tundoheni për të pirë alkool apo një gotë verë për të larguar shqetësimet e ditës, por alkooli në fakt e përkeqëson stresin.

Ushqimet e pasura në yndyra

Shmangi ushqimet e gatshme si patatet e skuqura, patatinat apo fast food-et.

Mielli i bardhë

Si sheqernat, mielli pudër mund të shkaktojë një ndryshim drastik në nivelin e sheqerit në gjak.

Ushqimet e kripura

Sasia e madhe e kripës mund të eliminojë kaliumin në trupin tuaj, një mineral i domosdoshëm për funksionimin e sistemit nervor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat