Pse ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar ju ndihmon të dobësoheni

Ushqime

Pse ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar ju ndihmon të dobësoheni

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Ju mund të numëroni kaloritë, të hani më pak karbohidrate, të ndiqni dieta strikte dhe të bëni shumë palestër, e sërish nuk shihni rezultatet e dëshiruara te pesha trupore apo faktorë të tjerë metabolikë, si shëndeti i zemrës, niveli i sheqerit në gjak etj.

Hulumtimet e reja flasin për një metodë të humbjes së peshës, që u lejon njerëzve të hanë ushqimet që shijojnë më shumë, ndërkohë që ruajnë të disiplinuar parametrat e tjerë të fizikut dhe shëndetit. Si bonus, kjo qasje tregon efekte të mira në shëndetin e zemrës duke ulur edhe presionin e gjakut.

Studiuesit analizuan të dhënat ekzistuese nga disa studime të kaluara që përfshinin individë mbipeshë dhe dietat që ata ndiqnin. Ata zbuluan se ngrënia në një orë të caktuar, sjell një ulje të konsiderueshme të peshës, kjo krahasuar vetëm me kufizimin e kalorive.

Studiuesit panë efektet e të ngrënit të mëngjesit deri në orën 11 paradite, që përkthehet në gjashtë deri në 10 orë të tjera pa ngrënë deri në vaktin e radhës. Përveç kësaj, ata ekzaminuan tre hapësira të ndryshme të ngrënies bazuar te ora herët, vonë ose e paspecifikuar.

Rezultatet zbuluan se individët që filluan të hanin më herët, para orës 11 të mëngjesit dhe si pasojë e përfunduan vaktin e fundit më herët kishin më shumë humbje peshe.

Studimi tregon gjithashtu se ngrënia e ushqimit herët mund të ketë një avantazh të vogël, sepse, siç shpjegojnë studiuesit, hormonet që janë të rëndësishme për rregullimin e metabolizmit arrijnë kulmin e sekretimit të tyre në mëngjes, ndaj dhe efekti është më i madh në peshë dhe metabolizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat