Këto insekte u miratuan nga BE si “ushqimi i ri” për njerëzit

Ushqime

Këto insekte u miratuan nga BE si “ushqimi i ri” për njerëzit

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 14:46
Ilustrim

A e dini se janë tre insekte të miratuara në BE si “ushqim i ri?

 Bëhet fjalë për gjinkallat, krimbin e verdhë dhe karkalecat.

Në fillim të janarit 2023, BE miratoi edhe një insekt të katërt si ushqim, krimbin e vogël të miellit ose brumbullin.

Aktualisht po shqyrtohen edhe 8 aplikime të reja.

A duhet të hamë insekte?

Kësaj pyetjeje Bashkimi Evropian i përgjigjet se konsumatorët mund të vendosin nëse duan të hanë insekte apo jo. Megjithatë, përdorimi i insekteve si një burim alternativ i proteinave nuk është i ri dhe insektet hahen rregullisht në shumë pjesë të botës. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Bujqësisë, insektet si ushqim janë një çështje veçanërisht e rëndësishme e shekullit tonë, për shkak të rritjes së kostos së proteinave shtazore, pasigurisë ushqimore, presioneve mjedisore, rritjes së popullsisë dhe kërkesës në rritje për proteina. Prandaj, duhet të gjenden alternativa ndaj blegtorisë konvencionale.

Marrëveshja e Gjelbër – Nga ferma në pjatë

Organizata Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Bujqësisë tregon se insektet janë një burim shumë ushqyes dhe i shëndetshëm, i pasur me yndyrë, proteina, vitamina, fibra dhe minerale. Prandaj, ato janë një burim alternativ i proteinave që lehtëson kalimin drejt një diete të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Në kontekstin e Horizon Europe, i cili është një program financimi për kërkimin dhe inovacionin, proteinat me bazë insektet konsiderohen tashmë një nga fushat kryesore të kërkimit. Siç është argumentuar, përfitimet mjedisore të rritjes së insekteve për konsum njerëzor bazohen në:

a) Shndërrimin efikas të lëndës organike në ushqim

b) Më pak emetim të gazeve serrë

c) Më pak përdorim të ujit dhe tokës së punueshme

d) Përdorimin e bio-konvertimit të bazuar në insekte për të reduktuar mbetjet ushqimore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat