Përfitimet shëndetësore të supës me përbërje kockash

Ushqime

Përfitimet shëndetësore të supës me përbërje kockash

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Kohët e fundit, supa e kockave është bërë shumë e popullarizuar, veçanërisht në mesin e individëve të ndërgjegjshëm për shëndetin dhe atyre që mbajnë dietë.

Nga Kylie Jenner tek Halle Berry, gjithashtu kanë pranuar që ky lëng i artë është ai superushqimi që i mban flokët dhe lëkurën e tyre me shkëlqim dhe ndihmon në sfidimin e moshës.

Por çfarë është në të vërtetë lëngu i kockave?

“Nuk është gjë tjetër veçse një stok tradicional i bërë nga zierja e eshtrave të kafshëve dhe indit lidhës. Ju mund të bëni supë kockash duke përdorur eshtra nga çdo kafshë përfshirë derrin, gjeldetin, qengjin, pulën ose peshkun. Kur i zieni kockat në ujë me pak uthull, kjo ndihmon në lirimin e lëndëve ushqyese nga palca e eshtrave, si dhe shpërbërjen e indeve të tjera në ujë. Rezultati është një supë e artë me shije, ushqyese”, ka thënë nutricionistja indiane, Aakriti Arora.

Lëngu i kockave promovon humbjen e peshës ju bën të ndiheni të ngopur për më gjatë, duke promovuar kështu kufizimin e kalorive.

Ajo shtoi se ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit në trup dhe shëron zorrën pasi posedon një aminoacid jetik të quajtur glutamine i cili mbështet tretjen.

Lëngu i kockave gjithashtu ndihmon nyjet, pasi përmban xhelatinë e cila prishet nga trupi për të prodhuar kolagjen.

Përbërësit:

– Kockat e një pule

– 12 gota ujë i filtruar

– 2 lugë uthull molle

– 1 lugë e vogël kripë deti dhe piper i zi

– Rozmarinë e tharë

– Livando e tharë

– 1 limon i prerë në feta

Ziejini gjithçka në nxehtësi të ulët në një tenxhere të thellë për 2-3 orë ose derisa uji të ulet në 6 gota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat