Cili është emri më i kërkuar në “Wikipedia”?

Teknologji

Cili është emri më i kërkuar në “Wikipedia”?

Më: 18 janar 2016 Në ora: 18:39

Pak ditë më parë “Wikipedia” ka festuar 15-vjetorin e saj, ku ka publikuar edhe një listë të faqeve më të redaktuara.

Versioni anglisht i saj, ku çdokush mund të redaktojë, ka më shumë se 5 milionë ndërhyrje dhe është redaktuar rreth 808 milionë herë.

Sipas mediave të huaja, vëmendje më të madhe në “Wikipedia” ka pasur profili i ish-presidentit amerikan George W. Bush.

Kështu, faqja e Bush është ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen, me 45.862 redaktime që nga krijimi i saj.

Britney Spears, Adolf Hitler dhe shumë të tjerë janë në këtë listë. Kur “Wikipedia” mbushi 5 vjeç, redaktim më të madh pati për Creationism (Krijimin), feja që beson se jeta është krijuar nga një hyjni, me 179 redaktime, sipas Jeff Elder dhe Ed Erhart nga “Wikimedia Foundation”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat