Hasi flet për fitoren ndaj Monacos

Sporti

Hasi flet për fitoren ndaj Monacos

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 12:33

Anderlecht është shumë afër kualifikimin në të 16-ën e finales së Europa League. Kjo skuadër drejtohet nga Besnik Hasi, i cili e vlerëson lart fitoren në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Monacos. Anderlecht është në vend të dytë me 7 pikë në grupin J, por ka një më shumë se Monaco që klasifikohet e treta. Kryetrajneri nga Kosova tha se importuan tri pikë të mëdha. “Jemi shumë të kënaqur, këto tri pikë ishin shumë të rëndësishme dhe përcaktuese për të ardhmen tonë në Europa League. Kemi fituar, por ka ende vend për përmirësime. Kishim nevojë për fitore dhe e arritëm”, ka thënë Hasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat