Trajneri i Lille pendohet që e largoi Zhegrovën nga loja

Futboll

Trajneri i Lille pendohet që e largoi Zhegrovën nga loja

Më: 7 maj 2024 Në ora: 11:19
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova po vazhdon shkëlqimin në Francë. Ylli kosovar gjeti golin edhe ndaj Lyonit, me Lille që e mbylli pjesën e parë me epërsinë prej dy golave 2:0.

Lille nga përballja me Lyonin nuk ka arritur të marrë pikë, pavarësisht se ishte duke udhëhequr dy herë në rezultat.

Ndeshja e cila i takoi javës së 32-të në Ligue 1, përfundoi me rezultatin 3:4.

Trajneri i Lille, Foseca e inkuadroi Zhegrovën në pjesën e parë. Megjithatë, pas 70 minutave lojë, Fonseca vendosi të largojë kosovarin nga loja, por siç duket për këtë veprim u bë ‘pishman’.

“Në pjesën e dytë, skuadra nuk donte të luante kështu që ne kishim nevojë për lojtarë për t’u mbrojtur dhe Edoni nuk është ai lloj lojtari. Tani më duhet të them se nuk ishte zgjedhja e duhur nga unë”, tha Fonseca pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat