Kush po tallet me Xherdan Shaqirin?

Sporti

Kush po tallet me Xherdan Shaqirin?

Më: 12 gusht 2015 Në ora: 10:42

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, në orët e mesditës së martë hoqi të gjitha dilemat se ku do të luajë në të ardhmen. Ai vendosi përfundimisht të luajë për ekipin e Stoke, duke nënshkruar për pesë vite kontratë dhe me një shifër rekorde, 12 milionë funte! Karakteristikë është se kalimi i tij në Stoke komentohet në format të ndryshme dhe pikërisht ëshë gazetari Mark Irwin që ka punuar për 15 vjet në ‘The Sun’, i cili në një mënyrë është tallur me Xherdanin duke e kërcënuar njëkohësisht.

“Zgjedhja e Shaqirit për të shkuar nga Interi në Stoke City është qesharake. Stoke nuk është Arsenali apo Chelsea, por një ekip që nuk ka të bëjë asgjë me traditën, dhe në të cilin me siguri nuk do të fitojë asgjë”, citon Blick fjalët e Irwin! “Stoke nuk është në qendër të vëmendjes së medias. Shaqiri është një lojtar interesant, por jo një figurë e madhe në ligë. Stoke është i urryer në Angli, sepse luan futboll të ashpër dhe këtë e ka treguar në të kaluarën. Filozofia e trajnerit Mark Hughes ka ndryshuar paksa, por ende mbeten të tillë. Gjëja më e mirë që mund të bëjë Shaqiri është të vërtetojë se është më i miri në Stoke City”, thotë Irwin.

Megjithatë, ai gjen fjalë edhe të mira. “Nëse Shaqiri fizikisht arrin të përballojë Premier Ligën, do të mbetet për t’u parë, por e vërteta është se ai ka cilësi.Ai ka kushtuar aq shumë sa që ai duhet të luajë vazhdimisht dhe të shfaqet çdo javë në kampionatin më të mirë”, tha Irwin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat