Vokrri, Shala e Kozniku: ‘Bota sot’ për këto vite ka qenë një zë i fuqishëm

Sporti

Vokrri, Shala e Kozniku: ‘Bota sot’ për këto vite ka qenë një zë i fuqishëm

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2015 Në ora: 10:20

Gazeta kombëtare ‘Bota sot’ është një shtyllë e fuqishme e informimit, kështu konstatojnë njëzëri legjendat e futbollit, Fadil Vokrri, Kujtim Shala e Ardian Kozniku. Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, thotë se gazeta kombëtare ‘Bota sot’ për këto vite ka qenë një zë i fuqishëm. “Mendoj se gazeta ‘Bota sot’, për këto vite ka qenë një zë i fuqishëm i ngjarjeve dhe zhvillimeve në Kosovë sikur edhe në sport dhe ka dhënë një kontribut të çmueshëm në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në fushën e sportit ka promovuar zhvillimin e sportit përgjithësi e në veçanti të futbollit të Kosovës duke i dhënë kështu krah përparimit të tij dhe arritjes së synimeve”, tha Vokrri. Kujtim Shala, ish-futbollisti i mirënjohur që ka luajtur në klubet e mëdha me renome evropiane, ka thënë se ‘Bota sot’ është një dritare e fuqishme e informimit të shpejt, korrekt e të paanshëm.

“‘Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në afirmimin e vlerave kombëtare. ‘Bota sot’ ka qenë krah i fortë i sportit në përgjithësi. Ajo ka pasqyruar ngjarjet me profesionalizëm e me korrektësi. Vazhdimisht ka informuar me korrektësi, paanshëm dhe ka përkrahur sportistët në të gjitha trojet shqiptare. Pa dyshim se ka dhënë kontribut të madh në diasporën shqiptare e në Kosovë dhe kudo që janë shqiptarët.

I dëshiroj suksese e jetë të gjatë me qindra e qindra vite. ‘Bota sot’ është një frymëzim për të gjithë ne sportistët, e cila ka pasqyruar edhe sukseset e sportistëve shqiptarë kudo që janë”, tha Shala. Ardian Kozniku, ish-futbollist i mirënjohur dhe fitues i medaljes së bronztë me kombëtaren e Kroacisë në vitin 1998, shprehet se përmes gazetës ‘Bota sot’ është informuar për shumë sportistët që veprojnë anekënd botës. “Sa shpejtë shkuan 20 vite . Urime 20-vjetorin e gazetës ‘Bota sot’.

Unë nga zemra iu uroi për punën, informatat që i kemi marrë dhe lexuar përmes ‘Bota sot’. Jeni një gazetë që asnjëherë nuk i lëni anash sportistët kudo që gjenden dhe përmes ‘Bota sot’ kam marrë informata shumë për sportistët kudo që gjenden . Ty posaçërisht Kemajl të uroi për punën që e bëni, je i palodhshëm”, tha Kozniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat