Sylejmani: ‘Bota sot’ , profesionale, reale dhe paanshme

Sporti

Sylejmani: ‘Bota sot’ , profesionale, reale dhe paanshme

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2015 Në ora: 10:16

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, është lexuesi më i rregullt i gazetës. “Me rastin e 20-vjetorit të botimit të gazetës së parë në shqip, në kohërat e vështira për lexuesit shqip të gazetave në Kosovë, fatbardhësisht doli gazeta ‘Bota sot’ e cila filloi njoftimin e të gjithë qytetarëve të cilët lexonin shqip. Them të drejtën që nga numri i parë i kësaj gazete të nderuar asnjëherë nuk e la pa e marrë dhe lexuar për ngjarjet që zhvilloheshin në atë kohë edhe më vonë, që edhe sot e lexoj me ëndje. Shumë gjëra që botoheshin dhe botohen në këtë gazetë besoj se shtjellohen me një përkushtim profesional, real dhe paanshmëri, por në sinqeritetin e duhur. Meqë merrem me sport, kjo gazetë e ka dhënë provimin që të shkruaj për ngjarjet sportive në Kosovë e më gjerë. Unë jam i kënaqur në sensibilizimin e atletikës në Kosovë dhe njoftimet për të arriturat në këtë mbretëreshë të sporteve. Urime dhe gjithherë të jeni për lexuesit, opinionin e gjerë popullor dhe posaçërisht dinjitoz në realitet”, tha Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat