Sermaxhaj: Gazeta ‘Bota sot’ , ndër gazetat më të lexueshme në vendin tonë

Sporti

Sermaxhaj: Gazeta ‘Bota sot’ , ndër gazetat më të lexueshme në vendin tonë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2015 Në ora: 10:07

Genc Sermaxhaj, futbollist, thotë: “Gazeta ‘Bota sot’ është njëra ndër gazetat më të lexueshme në vendin tonë. Natyrisht që me punën e saj shumë profesionale dhe me një staf shumë profesional dhe të përkushtuar për punë, ka arritur t'i bëjë për vete shumë lexues nga mosha të ndryshme brez pas brezi për rreth 20 vite. Gazeta ‘Bota sot’ ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në sfera të ndryshme e sidomos ne atë të sportit ku shumë sportistë të rinj që janë afirmuar falë gazetës ‘Bota sot’. Personalisht falënderoj gazetën ‘Bota sot’ e cila më ka ndihmuar që shumë herë të jap mendime dhe komentime të ndryshme për të mirën e sportit në veçanti futbollit. Prandaj roli i saj ka qenë, është dhe vazhdon të jetë pozitiv për shoqërinë tonë. Uroj edhe shumë vite tjera për gazetën ‘Bota sot’ dhe sigurisht këto suksese tuaja do iu shtyjnë të punoni edhe më shumë për lexuesit tuaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat