Ibrahimi: ‘Bota sot’ nuk i harron sportistët

Sporti

Ibrahimi: ‘Bota sot’ nuk i harron sportistët

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2015 Në ora: 10:02

Labinot Ibrahimi, futbollist i Partizanit nga Tirana, tha se gazeta ‘Bota sot’ nuk i harron sportistët, por gjithmonë shkruan me profesionalistet. ‘Bota sot’ po luan rol shumë të rëndësishëm në të gjitha sferat. Sidomos në sport po rrahë tema të ndryshme dhe iu jep hapësirë të gjithë sportistëve të merituar kudo që veprojnë dhe jetojnë shqiptarët. ‘Bota sot’iu kushton rëndësi edhe klubeve shqiptare jo vetëm në Kosovë, edhe në Maqedoni, në Shqipëri dhe kudo që janë. Është gazetë që me shkrimet e saja profesionale gjithnjë ilustron realitetin në përgjithësi të sportit dhe në veçanti futbollin. Shumë herë ekipi im Partizani ka pasur hapësirën e merituar në gazetën tuaj. Është gazetë që nuk i harron sportistët dhe i jep motiv shtesë me shkrimet saja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat