Demaj: ‘Bota sot’ ka luajtur rol të madh

Sporti

Demaj: ‘Bota sot’ ka luajtur rol të madh

Nga: K.Goca Më: 26 qershor 2015 Në ora: 09:39

Hajrush Demaj, kryetar i Federatës së Skitarisë së Kosovës, tha se gazeta kombëtare “Bota sot”, ka luajtur rol shumë të madh në përgjithësi. “Bota sot" si gjithmonë ka përcjellë me përkushtim e profesionalizëm edhe sportin e skitarisë si brenda dhe si jashtë Kosovës.

Medium që raportoi gjithmonë me saktësi e korrektësi, paanshmëri dhe ka paraqitur pikë për pike ngjarjet e skive. Gazeta ‘Bota sot’ iu ka dhënë hapësirë të rëndësishme skiatorëve e skiatoreve dhe ka qenë edhe një frymëzim për ne me shkrimet e saja. I uroj 20-vjetorin e gazetës ‘Bota sot’ dhe shumë e shumë suksese të mëdha”, tha Demaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat