Mërgjyshi: Jam i hapur për stolin e Tiranës

Sporti

Mërgjyshi: Jam i hapur për stolin e Tiranës

Më: 25 prill 2015 Në ora: 20:42

Apolonia nuk u mjaftua vetëm me një ndeshje të mirë ndaj Vllaznisë por mori dhe 3 pikët, ato për të cilat kishte nevojë. Mërgjyshi u shfaq I kënaqur për mikrofonin e SuperSport pas ndeshjes duke theksuar se skuadra mori pikërisht atë që dëshironte.

“Gjërat shkuan siç i dëshironim. Me shënimin e golit gjërat u bënë më të thjeshta dhe me golin e dytë e administruam lojën. Ndeshjet në vazhdim nuk i kemi të lehta, ashtu si kjo me Vllazninë. Shanset janë rritur për mbijetesën. Jemi në luftë, jemi në garë.”

Sa i përket zërave për një të ardhme të tij në stolin bardheblu, Mërgjyshi theksoi se për momentin është i përqëndruar te shpëtimi I Apolonisë por pas përfundimit të sezonit është I hapur për bisedime.

“E falenderoj presidentin për konsideratën, por unë jam i fokusuar te puna me Apoloninë. Gjithsesi për gjithçka jam i hapur.”

Për Zmijanin ndërkohë, Vllaznia nuk u shpreh ashtu sic duhej në fushën e lojës.

“Për ndeshjen e sotme prisja më shumë nga skuadra. Ndodhi kjo që nuk dhanë maksimumin, skuadra duhet të reagojë, sidomos jashtë Loro Boriçit. Do të mundohemi të japim më të mirën. Duhet të ngrejmë anën psikologjike dhe do të luftojmë deri në fund. Objektivi është vendi i gjashtë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat