Simeone: Atletico i këtij viti, ndryshe

Sporti

Simeone: Atletico i këtij viti, ndryshe

Më: 1 mars 2015 Në ora: 00:08

"Unë nuk e krahasoj fare ekipin e vitit të shkuar me këtë që drejtoj tani".

Trajneri i Atleticos, Diego Pablo Simeone u përball me gazetarët përpara sfidës që skuadra e tij do të luaj në "Sanchez Pizjuan". Bardhekuqtë kanë humbur dy sfidat e fundit të luajtura jashtë "Vicente Calderon" por ky fakt nuk e shqetëson aspak Cholon, i cili vazhdon të besojë tek mundësitë e skuadrës së tij.

"Unë nuk e krahasoj fare ekipin e vitit të shkuar me këtë që drejtoj tani. Kanë ardhur lojtarë të rinj dhe kemi filluar të praktikojmë një stil paska ndryshe nga ai i vjetri pavarësisht se ju vazhdoni të thoni se jemi i njëjti ekip. Po bëjmë një kampionat të mirë dhe mendimi im për lojtarët është shumë pozitiv. Jemi tre pikë pas Barcës dhe pak pikë më shumë larg Realit megjithatë bilancin do e bëjmë në fund të sezonit. Sa i përket kritikave që bëhen në drejtim të emrit tim, po iu njoftoj se unë asnjëherë nuk lexoj gazeta dhe nuk shoh programe sportive, më pëlqejnë filmat’’.

Në vijim trajneri foli dhe për rivalin e radhës, Sevillan. Sipas Simeones Atleticon e pret një sfidë mjaft delikate dhe skuadra e tij duhet të japë maksimumin për të marrë pikët e nevojitura.

"Ata gjithmonë mundohen të luajnë në gjysmë fushën e rivalit. Ndihen tepër të fortë me Vitolon, Bacca dhe Reyes të cilët kuptohen mjaft mirë mes tyre. Duhet të luajmë saktë në mesfushë dhe të përfitojmë nga cdo terren i lirë në fushë’’.

Në fund Simeone foli dhe për konkurencën që ekziston në skuadrën e tij, përsa i përket një vendi në formacion.

"Mbërritja e Torres i bëri mjaft mirë Griezmann dhe Mandzukic. Janë rritur shumë nga dhjetori deri tani dhe kanë filluar të kuptojnë lojën e njëri-tjetrit në mënyrë perfekte. Torres gjithmonë ka treguar sesa vlen dhe jam shumë i kënaqur me të. Sa herë që të kem nevoj për një lojtar të stilit të tij në fushë do ta përdor sepse ka rivalë të cilët mund t’i mposhtim vetëm me një gjuetar goli si ai’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat