Seferi në aeroport, niset për luftën e madhe

Sporti

Seferi në aeroport, niset për luftën e madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2015 Në ora: 10:27

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Nuri Seferi, që bokson në kategorinë cruseir, është nisur drejt Polonisë, ku e pret lufta e madhe me 31 janar kundër polakut Krzysztof Glowacki. “Kampioni Nuri Seferi tani është nisur drejt Polonisë. Nuriu do të fluturoj nga Hamburgu drejt qytetit Torun të Polonisë, ku do të zhvillojë ndeshjen historike me 31 janar. I gjithë stafi, familja dhe 10 milionë shqiptar jemi më të bashkuar se kurrë për të festuar fitoren e radhës. Duam Fitore”, shkruan në facebookun e Seferit. Boksieri shqiptar niset për luftën e madhe në rung dhe pretendon fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat