Rummenigge: Schweinsteiger mungon më shumë se 2 javë

Sporti

Rummenigge: Schweinsteiger mungon më shumë se 2 javë

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 00:07

E konfirmon numri një i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge,i cili theksoi se periudha e riaftësimit të 30-vjecarit mund të jetë edhe më e gjatë.

Mesfushori i Bayernit të Mynihut, Bastian Schweinsteiger, do të qëndrojë të paktën edhe dy javë jashtë fushave të blerta. E konfirmon numri një i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, i cili theksoi se periudha e riaftësimit të 30-vjecarit mund të jetë edhe më e gjatë.

“Doktori ynë është optimist se periudha e riaftësimit nuk do të jetë shumë e gjatë. Por sigurisht, nuk është cështje 1 apo 2 javësh, sepse kërkohet më shumë kohë për shërimin e tij të plotë. Duhet të jemi të qetë derisa ta shohim sërish në fushë.”

Për shkak të problemeve fizike Schweinsteiger do të humbasë miqësoren që Gjermania do të zhvillojë me Argjentinën më 3 Shtator, por edhe eliminatoren me Skocinë disa ditë më pas. Mesfushori gjerman do të jetë vetëm një nga mungesat e shumta të bavarezëve në këtë fillim sezoni. Spanjolli Javi Martinez mund të rikthehet në fushë në fillim të 2015 për shkak të dëmtimit të ligamenteve të gjurit, ndërsa Rafinha dhe Alcantara vazhdojnë të qëndrojnë në infermieri pas problemeve që shfaqën në fund të sezonit. Ndeshjet e para të sezonit të ri në Superkupë dhe Kupën e Gjermanisë i humbi edhe francezi Frank Ribery, që gjithsesi pritet të rikthehet shumë shpejt nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat