Haxhi Kraniqi fiton titullin VBA

Sporti

Haxhi Kraniqi fiton titullin VBA

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 22:10

Haxhi Krasniqi ka shënuar një fitore të rëndësishme. Boksieri shqiptarë e ka mposhtur ukrainasin Oleksandr Cherviak pas 12 raundeve, derisa ka fituar dy tituj: WBO International dhe WBA Continental.
Haxhi Krasniqi e ka rrahur ukrainasin Oleksandr Cherviak, pas 12 raundeve, në duelin e zhvilluar sonte mbrëma në “Anhalt Arena” të qytetit gjerman Dessau.

Boksieri nga Juniku ishte më i mirë se ukrainasi në të gjitha raundet, derisa ka fituar dy tituj: WBO International dhe WBA Continental.

Përveç titujve, kjo fitore do t’i hap rrugën boksierit shqiptarë për të luftuar për titullin e kampionit të botës.

* * * * * *

Kampioni botëror i versionit WBO International, Haxhi Krasniqi sonte do ta mbrojë titullin kundër ukrainasit Oleksandr Sherviak.
Në këtë meç, Krasniqi me fitore, mund ta rrëmbejë edhe titullin vakant të kampionit në versionin VBA Continental. RTK do ta transmetojë drejtpërdrejtë meçin e boksierit shqiptar.
Meçi për titull të dyfishtë të kampionit të botës mes Haxhi Krasniqit dhe Oleksandr Cherviak zhvillohet sonte me fillim në orën 23 në Anhalt Arena të Desaut në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat