Curri firmos për FC Sevastopol në Ukrainë

Sporti

Curri firmos për FC Sevastopol në Ukrainë

Më: 18 janar 2014 Në ora: 18:39

Debatik Curri ndryshon sërish skuadër në kampionatin Ukrainas. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e mbylli para kohe aventurën me Hoverla Uzhhorod, me të cilën kishte kontratë deri në verë të 2015. 30-vjecari firmosi me Sevastopol, po në Premier Ligën e Ukrainas, pasi gjatë fazës së parë të kampionatit luajti shumë pak me ish- skuadrën e tij, vetëm 5 ndeshje.

Futbollisti I lindur në Prishtinë e njeh shumë mirë futbollin ukrainas, ku u bë I njohur me fanellën e Vorskla Polltavës nga viti 2005 deri në 2010. Në moshën 26-vjecare u transferua në Turqi te Genclerbirligi, por gjatë eksperiencës në futbollit turk pati nga probleme të shumta fizike për shkak dëmtimesh të njëpasnjeshme, që ndikuan në aktivizimin e tij paktë. Për shkak të formës jo të mirë fizike, dhe mosaktivizimit në mënyrë të rregullt te Genclerbirligi Debatik Curri humbi edhe vendin e titullarit në kombëtare. Por fatkeqësisht edhe rikthimi në Ukrainë te Hoverla Uzhhorod nuk rezultoi ashtu sic pritej për futbollistin kosovar, që gjithsesi do ta vijojë karrienën po në Ukrainë te Sevastopol, ku do të ketë shok skuadre një tjetër lojtar me origjinë shqiptare, Besart Ibrahimin.

Debatik Curri është aktivizuar në 39 ndeshje me Shqipërinë, ndërsa ka shënuar një gol me fanellën kuqezi në humbjen 2-1 në transfertë me Holandën për eliminatoret e Euro 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat