Kick-boxi i Kosovës ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer me dy medalje nga Kupa Botërore, e mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit.
Naer Kastrati fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Art Dulaj u stolis me medaljen e bronztë.
Ky rezultat përbën një sukses të rëndësishëm për sportistët tanë.
Fatmir Makolli, president i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, tha se Naer Kastratit dhe Art Dulajt, është një sukses i madh për Kosovën!