Ymeri shënon ngritje të lartë në renditjen botërore 

Sporti

Ymeri shënon ngritje të lartë në renditjen botërore 

Më: 23 prill 2024 Në ora: 14:33
Albion Ymeri

Albion Ymeri ka shënuar ngritje të lartë në renditjen botërore të Federatës Ndërkombëtare të Triatlonit, disiplina e duatlonit.

“Triatlonisti ynë, me medaljen e bronztë të fituar në garën ndërkombëtare “Africa Triathlon Sprint Duathlon Championships", të mbajtur gjatë fundjavës në Hurghada të Egjiptit, ka përfunduar në vendin e gjashtë në botë. Ai ka grumbulluar 661.15 pikë në total.

Duatloni është disiplinë që përbëhet nga vrapimi dhe çiklizmi.

Ymeri është bursist olimpik i KOK-ut, ndërsa vlerësohet garuesi më i mirë i Federata e Triathlonit e Kosovës, të cilët po e mbështesin për të rritur nivelin e tij në garat ndërkombëtare”, njofton KOK.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat