KPP Priping dhe IPKO në bashkëpunim me shoqatën Autizmi dhe Down Syndrome Kosova, shënojnë ditën botërore të pingpongut 

Sporti

KPP Priping dhe IPKO në bashkëpunim me shoqatën Autizmi dhe Down Syndrome Kosova, shënojnë ditën botërore të pingpongut 

Më: 23 prill 2024 Në ora: 13:52
Pamje

Klubi i Pingpongut Priping dhe IPKO në bashkëpunim me shoqatën Autizmi dhe Down Syndrome Kosova, sot shënojnë ditën botërore të pingpongut duke në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Eventi i Ditës Botërore të Pingpongut do të fillon, në ora 14:00, në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ky event është njëri nga 418 ngjarjeve të organizuara nga klube dhe federata të ndryshme nga mbarë bota, në partneritet me Fondacionin e ITTF-it

Këtë vit WTTD (World Table Tennis Day) synon që përmes sportit të pingpongut të promovohet diversiteti dhe gjithëpërfshirja në sport dhe sllogani i kësaj dite është TTBelongsToYou.

Ky event do të fillojë edhe bashkëpunimin mes Priping dhe Shoqatës Autizmi e DKS, ku fëmijët me aftësi të kufizuara do të bëhen pjesë e sportit të pingpongut, duke mbajtur ushtime të rregullta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat