Komentatori serb: Kështu Vuçiqi mashtron për Kosovën dhe manipulon Gjokon

Sporti

Komentatori serb: Kështu Vuçiqi mashtron për Kosovën dhe manipulon Gjokon

Nga: K.Goca Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:20
Millojko Pantiq

Është interesant se disa sporte, si bie fjala Federata e Boksit Evropian dhe Botëror, ende e durojnë mendësinë primitive të Serbisë, që vazhdimisht i pengon sportistët e Kosovës që të garojnë në nivelet e larta ndërkombëtare që mbahen në Beograd, si bie fjala Kampionati Evropian i boksit, që tani e disa po zhvillohet në Beograd.

Serbia ushqehet me propagandën e sojit të tyre, duke gënjyer paskrupullt dhe sulmuar në mënyrë primitive sportistët e Kosovës.

Komentatori sportiv, serbi Millojko Pantiq, më së miri ka treguar para një kohe se si frymon me mashtrime politika serbe dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dikur zëdhënës i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. 

“Për njëmbëdhjetë vjet qytetarët e Serbisë jetojnë nën torturën e papërshkrueshme të Aleksandar Vuçiqit, huliganit të komplikuar dhe të parealizuar të futbollit nga stadiumi Zvezda.

E gjithë kjo nën sloganin: ‘Më intereson vetëm Serbia, jetoj për Serbinë’.

Dhe pas asaj dashurie të rreme dhe atdhedashurisë së rreme fshihen grabitje të paimagjinueshme të qytetarëve dhe shtetit, gënjeshtra, mashtrime, dhunë dhe vrasje të njerëzve”, ka shkruar para një kohe Millojko Pantiq për mediumin serb “Danas”.

“Megjithatë, ka shumë njerëz, përfshirë Novak Gjokoviqin, të cilët nuk i kuptojnë manipulimet monstruoze të Vuçiqit vetëm për të qëndruar në pushtet”, kishte shkruar Pantiq.

“Vuçiq ka urdhëruar që serbët e Kosovës të largohen nga institucionet qeveritare, të largohen nga policia dhe të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës në komunat ku kanë shumicë absolute.

Tani me ndihmën e njësive të “Shërbimit” për punët e “shtetit të ndyrë” po mundohet të na bindë se serbët do t’i mbrojnë me jetë ato komuna ku kanë ende shumicën, por jo pushtetin.

Kështu ka nxitur dikur Millosheviqi urrejtjen ndëretnike me ndihmën e kriminelit Arkan dhe përkrahësve të tij paraushtarakë, ku përfshihej edhe presidenti aktual i Serbisë”, kishte shkruar mes të tjera Pantiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat