Parga Abazi, kryeson në ranglistën evropiane 

Sporti

Parga Abazi, kryeson në ranglistën evropiane 

Nga: K.G.. Më: 5 prill 2024 Në ora: 14:27
Parga Abazi

Një sukses për notaren e re e të talentuar Parga Abazi.

Parga Abazi që bën gara në disiplinën 50 metra në shpinë, kryeson në renditjen e përgjithshme evropiane.

Ky është një sukses i madh për sportisten nga Kosova.

Image

Renditja

Lajmi bëhet i ditur nga klubi “Step” nga Prishtina.

“Notarja e KN Step, Parga Abazi, kryeson në ranglistën evropiane të notit në grupmoshën e saj, në mesin e qindra notareve tjerë të Evropës.

Ky sukses reflekton mbi potencialin e gjeneratës së re të notarëve dhe të ardhmen e ndritur të sportit të notit në Kosovë”, njofton KN “Step”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat