Briken Calja i 10-ti në Kupën e Botës në Tajlandë

Sporti

Briken Calja i 10-ti në Kupën e Botës në Tajlandë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:24
Briken Calja

Peshëngritësi kuqezi Briken Calja e ka mbyllur konkurrimin e tij në Kupën e Botës që po zhvillohet në Phuket të Tajlandës në vendin e 10-të. Ai garoi në Baterinë B të peshës 73kg, ku u rendit i pari, por pas garimit të shtangistëve të Baterisë A ai zbriti në vendin e dhjetë.

Rezultat ky që lë ende në pikëpyetje pjesëmarrjen e shtangistit Briken Calja në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Turneu i Tajlandës ishte i fundit që të kualifikonte në Olimpiadën franceze në këtë sport, ndaj renditja kaq larg kreut mund të krijojë probleme për peshëngritësin shqiptar.

Calja u rendit i 10-ti në të dyja stilet, në atë të shkëputjes me 152kg dhe të shtytjes me 181kg.

Po këtë vend mbajti edhe në dygarësh, ku në total grumbulloi 333kg. Ai ishte shtangisti i vetëm shqiptar në këtë turne, ndërkohë që Shqipëria pas shumë vitesh rrezikon të mbësë pa sportistë në Olimpiadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat