Agron Zeqiri: KOK-u ka bërë kurdisje të rezultateve, lënda është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Sporti

Agron Zeqiri: KOK-u ka bërë kurdisje të rezultateve, lënda është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 prill 2024 Në ora: 17:18
Agron Zeqiri

Ka kohë që po çohet pluhur në komunitetin e notit të Kosovës, në lidhje me disa sportiste.

Agron Zeqiri, kryetar i Federatës së Notit të Kosovës, i reagon letrës së Dale Neuburgerit, i cili është pjesë e World Aquatics që nga viti 2000, fillimisht si zëvendëspresident (2000-2021) dhe tani si thesarmbajtës (2021 - sot).

Përveç kësaj, shërben si delegat Teknik për notin në Lojërat Olimpike të Parisit.

“Fatkeqësish, për Kampionatin Botëror në Fukuoka dhe në Doha, Federata e Notit e Kosovës paraqiti vetëm një sportist dhe një sportiste.

Së këndejmi, në vend të konkurrencës së fortë mes sportistëve kosovarë për të marrë pjesë për në Paris 2024, sportistët e vetëm të pranueshëm janë Mal Gashi (mashkull) dhe Eda Zeqiri (femër).

Me të ekzaminuar rezultatet e tabelës së pikëve të World Aquatics për notare u zbulua si vijo:

Për Kampionatin Botëror të World Aquatics 2023 në Fukuoka, Eda Zeqiri u paraqit si notarja e vetme pavarësisht se rezultati i saj prej 576 pikëve ishte për 52 pikë më i ultë sesa rezultati i notares Hana Beiqi me 628 pikë.

Një notare e tretë, Era Budima, kishte të njëjtin rezultat si znj. Zeqiri me 576 pikë. Për Kampionatin Botëror 2024 në Doha, Eda Zeqiri u paraqit, edhe një herë, si notarja e vetme  pavarësisht rezultati i saj prej 625 pikësh ishte për 3 pikë më i ulët sesa ai notares Hana Beiqi.

Në rastin e Kosovës, kjo nuk ka ndodhur, edhe është brengosëse që znj. Beiqi nuk ka pasur mundësinë të garojë në asnjërin Kampionat Botëror. Si rezultat i paraqitjeve me më shumë pikë në Doha, znj. Zeqiri tani ka një rezultat që është 8 pikë më i lartë se sa i znj. Beiqi”, ka sqaruar rastin mes të tjera përmes një letre Dale Neuburger.

Agron Zeqiri e ka kundërshtuar fuqishëm letrën e këtij zyrtari dhe për këtë e ka fajësuar edhe Komitetin Olimpik të Kosovës. 
Sipas Zeqirit, KOK-u e ka kurdisur rezultatin dhe këtë rast e ka dërguar edhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës. 

 “Fillimisht iu kisha përgjigjur lidhur me letrën e cila u prezantua në asamblenë përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku janë thirr se është bërë një ekzaminim i rezultateve, mbi këtë bazë është konstatua diskriminimi i sportistes Hana Beiqi. 

Dhe në tabelën të cilën e prezanton KOK-ut aty, paraqiten FINA pikë të sportistëve, fillimisht janë paraqitur për garën në botëror në Fukuoka që u mbajt në korrik të vitit 2023, janë paraqitur tri rezultate, tri sportiste janë përfshirë Hana Beiqi, Era Budima, Eda Zeqiri. Ky nuk është dokument zyrtar i World Aquatics, ky është opinion i zyrtarit të lartë i World Aquatics, Dale Neuburger.

Konstatimet e FNK-së dhe i imi personal, ky dokument i paraqitur nga KOK-u, është në shpërputhje të plotë me rezultatet zyrtare të konfirmuara nga ana e World Aquatics dhe që konfirmohen në linkun zyrtar të tyre dhe janë në qasje publike”, thotë Zeqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.   

Çfarë thotë për Hana Beiqin?

Zeqiri ka folur edhe për notaren Hana Beiqin.

“Lidhur me Hana Beiqin në ekzaminimin e rezultateve, shpërputhja konfirmohet lehtë me dokumentin zyrtar të vet World Aquatics me emërim "Entry List", ku para garës Federata botërore i paraqet emrat e sportistëve garues dhe rezultatet të cilat i ka marrë për bazë që i ka konfirmuar valide dhe zyrtare. 

Bazuar në Entry List në garën në Fukuoka sportistja Eda Zeqiri ka marrë pjesë në dy disiplina, në disiplinën 50 metra në shpinë është e konfirmuar rezultati 30.65, që shpreh në FINA pikë 682 pikë. Rezultati 100 metra shpinë, të cilën e ka publikuar 18.47 ndërsa Dale Neuburger përshin një rezultat 109.

Në momentin kur kemi shpërputhje të rezultatit, çdo aspekt mbizotërojnë rezultate zyrtare të konfirmuara zyrtarisht dhe në asnjë formë ekzaminimi i rezultateve nuk është i saktë.

Gjithkush mund me gabuar, është çështja a është gabim i qëllimshëm apo i rastësishëm. Vërejtja ime është se sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, të cilit i a ka adresuar, minimumi që ka mundur me bë në këtë rast, është dashur paraprakisht mi verifikuar rezultatet se është e lehtë qasja për verifikim të rezultatit.

Nëse kjo është përdorur për një qëllim caktuar si në rastin në e asamblesë, atëherë del që kjo e ka pas një qëllim final, diskretimin e sportistes tjetër.

Dhe në këtë rast unë shprehem përmes këtij komenti se KOK-u ka bërë kurdisje të rezultateve dhe skajshmërish ka dëmtuar sportisten të cilën nuk iu kanë prezantuar rezultatet e konfirmuar nga World Aquatics e të cilat konfirmojnë dallimin apo superioritetin apo rezultatet më të mira të Eda Zeqirit në raport me sportisten Hana Beqiin.

Është për keqardhje kjo situatë ku u kanë pru sportisten, që legjislacioni aktual, korniza ligjore në bazë të cilave operon edhe FNK dhe KOK-u, i kanë përcaktuar saktë obligimet ligjore dhe format të cilat duhet të paraqiten pakënaqësitë apo mospërputhjet eventuale.

Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur domethënë nuk është respektuar korniza ligjore.
Në FNK nuk kemi si rast të paraqitur apo ankesë zyrtare prej sportistes në fjalë, ne duhet deklaruar si rast nuk kemi të hapur dhe nuk kemi si të përgjigjem, nuk e dijmë juridikisht çka e bazojmë atë, ne kemi veç deklarime mediale dhe presion edhe nga KOK, i cili para mediave dhe para organeve edhe ndërkombëtare ka bërë edhe vetëgjyqësi dhe konstaton diskriminim të një sportistes, këtë rast Hana Beiqi. Këtë pikë e kam një vërejtje serioze për shkak se vetëm organet gjyqësore e kanë mandatin ligjor për konstatim të diskriminimit. Këtë formë pa u procedua ankesa, pa verdikt final të ndonjë organit gjyqësor dhe Ismet Krasniqi nuk e ka mandatin për mu deklaruar dhe me konstatuar diskriminimin dhe unë e konstatoj se është vetëgjyqësi dhe dukuritë negative në sport, aq më tepër në momentin kur organi respektiv Këshilli Kombëtar për parandalimin e dhunës, organ pranë MKRS-së, në të cilën janë edhe dy anëtarë të KOK-ut, nënkryetar i parë Gazmend Maxhuni dhe anëtari Arben Fetahu, në momentin kur me kanë kontaktuar dhe kërkuar prova lidhur me shqetësimin e tyre dhe ankesën e sportistes Hana Beiqi, lidhur me diskriminimin, pyetjen e parë që mu kanë adresuar, më kanë pyetur a ka ankesë dhe vendim lidhur me këtë çështje.

Dhe kanë kërkuar prova për me justifikuar dhe argumentuar a ka diskriminim a jo.

Momentin kur i kam dërguar provat Besim Kelmendit, ushtrueses i detyrës së prokurorit, i ka procedu në gjykatën themelore me datën 14 mars, dhe pas një dite, me datën 15 mars, edhe kryeprokurori i Kosovës, Lulzim Sylejmani, më ka njoftuar se lënda është trajtuar dhe është dorëzuar në Gjykatën Themelore.

Arsyeja për të cilën është iniciuar dhe proceduar kjo lëndë, kurdisja e rezultateve, me të cilën e kemi dorëzuar si provë një dokument zyrtar, ajo është letra të cilën Ismet Krasniqi ia ka dorëzuar Federatës Botërores - World Aquatics, me datën 01. 02 2024, në të cilën lëndë ka qenë trajtim urgjent i kësaj lënde, ku ai deklarohet për diskriminim kundër atletes Hana Beiqit nga ana e FNK-së”, ka treguar Zeqiri.

Pse e keni dërguar në Këshillin kombëtar?

Më tej ka treguar pse e ka proceduar ankesën në Këshillin kombëtar.

“Arsyeja pse ne e kemi proceduar në Këshillin kombëtar është se e pavërteta që përmban letra dhe deklarimi i Ismet Krasniqit, presidentit në KOK, se Kosovën, FNK-ja, në botëror, ka dërguar për Doha në Katar 2024, ka dërguar dy atletë, të cilët në raport me sportisten Hana Beiqi kanë shumë më pak pikë,

Kjo është një e pavërtetë sepse në asnjë moment të karrierës së sportistes, edhe pse është sportiste e çmuar dhe talentuar dhe mënyra se si ka përzgjedhur mi realizuar ambiciet e saja nuk korrespondojnë me rezultate aktuale, data bazën që e ka në FNK dhe publikimet zyrtare evropiane e botërore, del që në raport me sportistin Mal Gashi totalisht është e pavërtetë, ky është ofendim i sportistit, ofendim i trajnerit, ofendim i federatës.

Se nuk ka mandat ose ekskluzivitet i KOK-ut apo presidentit për me trajtuar këtë çështje pa bashkëpunim me FNK-në dhe ai ka marrë veprime të njëanshme dhe të dëmshme për FNK-në, sepse mbi bazën e provave që posedojmë dhe që na i ka proceduar vetë gjykata e arbitrazhit në Lozanë, del se dokumenti i Ismet Krasniqit është përdorur si provë numër 18 dhe 19 në padi kundër FNK-së. Skajshmërisht na ka dëmtuar në këtë proces.

Në procesin ku ne kemi qenë paditur për sportistin Adelle Saboviq për diskriminim, KOK, letra e të cilit ka përfunduar përmes kanaleve të ndryshme, nuk e di çfarë forme, mu ma ka proceduar CAS, në të cilin edhe Ismet Krasniq pretendon se kemi bërë diskriminim.

Verdikti zyrtar të një institucioni sportiv, gjykatës, CAS apo federatës nuk ka ekzistuar, këto janë opinione të mediave, institucioneve që nuk kanë pas mandat për të konstatuar. Ne jemi të hapur në momentin kur vjen ankesa dhe në bazë të provave mi dorëzuar të gjitha provave lidhur me konstatime dhe veprime juridike dhe ligjore që janë bërë, brenda FNK-së”, thotë Zeqiri.

Nëse ka të paligjshëm, si do të veprojë Zeqiri?

Zeqiri ka thënë se i ka dy gjëra para vetes: “Në momentin nëse konstatohet se ka ndonjë veprim paligjshëm apo elementi që u dëmtua ndonjë sportist, unë si president jam deklaruar edhe para asamblesë së KOK-ut, edhe publikisht që do të jap dorëheqje dhe përgjegjësi.

Kjo është ajo që na obligon dhe çdo moment jam i hapur dhe jo formën qysh po tentohet përmes skenarëve e presioneve dhe përmes disa dokumenteve të cilat shërbejnë për konsum momentit, ashtu siç veproi KOK në asamblenë e përgjithshme. Kemi edhe dokumente shtesë, prova shtesë e kjo është një lëmi voluminoze dhe kjo punë duhet mu trajtuar prej njerëzve që kanë kompetenca e ekspertëve profesional se është çështje serioze dhe akuza janë serioze në momentin që dikush akuzohet për diskriminim. Lidhur me garën që Dale Neuburger i prezanton dhe ekzaminon rezultatet, unë isha fokusuar që zyrtarisht në rezultate e konfirmuara nga Wordd Aquatisc dhe jo opinione individuale.

Në këtë raste e kemi edhe rezultatin e Eda Zeqirit, që brenda kësaj periudhe është në vlerë prej 700 pikësh, ajo është arritur në Shkup, federata botërore se ka marrë për bazë, e ka marrë një rezultat tjetër, një garë kualifikuese FINA të realizuar në Greqi, rezultat me 682 pikë, ajo nuk është disiplinë olimpike është 50 metra shpinë, disiplinë jo olimpike por disiplinë valide për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror, në asnjë formë nuk mund t’i anashkalohet sportistes rezultati valid nëse ajo është përshirë në garë valide dhe rezultate valid dhe i konfirmuar për pikë. Vërejtja e dytë, në asnjë formë në disiplinë 100 metra shpinë, nuk kemi përputhje të asaj të rezultatit të paraqitur 19 të Dale Neuburger në ekzaminim  të rezultateve, konfirmimi zyrtar World Aquatisc me rezultat 18. A është i vogël a i madh, është mospërputhje.

Kjo mbështet fakti që dokumenti i prezantuar në asamble ka efekt juridik që është në kundërshtim me konfirmimin e rezultateve zyrtare të World  Aquatics. Zyrtari i lartë i me opinione të veta të shprehura në këtë dokument në kundërshtim të plotë me rezultate zyrtare të konfirmuara në World Aquatics.

Për ketë arsye ky dokument është pjesë e një skenari për qëllim te caktuara dhe për këtë arsye FNK në mbledhjen e parë do të vendos rrugëtimin e saj lidhur me vendimi që do të bjerë për këto skenarë dhe këto dukuri negative që kanë ndodhur në sportin e tonë.
Në Lojërat Olimpike ka me shkuar vetëm sportisti me pikë FINA, më të mirët të cilin e konfirmojnë institucionet kompetente. Rezultatet i dërgon Federata botërore dhe mbi atë bazë bazohet KOK-u”,
ka nënvizuar Zeqiri. 

Në fund Zeqiri tha se çështja e rezultatit është gabimisht: “Pyetja ime e parë që iu ka adresuar KOK-ut kush ka bërë ekzaminimet të rezultateve që iu ka bind dhe unë kam kërkuar mu ma prezantuar edhe më me bind edhe mu.

Ata nuk ma kenë mundësuar. Çështja e rezultateve sportive është interpretuar edhe gabimisht nga KOK-u, ata i kanë përzier gjërat.

Është vërtetë se për Lojërat olimpike merret për bazë vetëm rezultati në disiplinat olimpike, me rezultat disiplinave olimpike bëhet edhe përzgjedhja. Mirëpo, për Kampionate Botërore, nëse program është disiplina jo olimpike përzgjedhja si disiplinë nuk mund  eliminohet se është garë zyrtare dhe valide. Këtu është mospërputhja dhe loja që është krijuar. Nëse World Aquatisc e parasheh disiplinën olimpike pjesëmarrëse duhesh mi dërguar, aty maksimumi janë dy gara. Ne gjithmonë kemi shkuar me një disiplinë olimpike dhe jo olimpike. 

Në shpalljen sportistëve është ekskluzivitet i federatës, bordit, këshillit profesional, formati se si shpallet sportisti, mund shpallet me një disiplinë, me dy disiplina dhe me tri disiplina, ashtu si edhe përzgjedhjen e sportistëve më të mirë në gara dhe ngjarje të ndryshme apo shpallje.

Krejt opsionet jam i gatshëm kushdo qoftë me bë një kriter, dhe me anashkaluar kriterin tonë, me bë një disiplinë, me dy disiplinë dhe me tri disiplina me bë krahasime të rezultateve dhe le të bëjnë shpalljen, krejt mundësi t’i jap, këtu është kjo mospërputhje. Kriter siç deklarohet KOK është e vërtetë që në Lojërat Olimpike merret për bazë kjo, periudhë kualifikuese.

Unë e kisha marrë për bazë, nuk ka justifikim ky deklarim i KOK-ut, kjo nuk është formë e shkruar në rregullore për Kampionatin Botëror.

Nuk mundem me respektuar një deklarim dhe opinion personal të dikujt dhe me anashkaluar rregulloren e federatës Botërore.

Nëse rregullorja e federatës botërore e ka parapa një garë ose disiplinë caktuar, askush, as KOK as federata, askush nuk ka të drejtë me neglizhuar apo me ekzaminuar e mos me marrë për bazë atë rezultat.

Tash nëse deklarimin tim, ka mospërputhje me deklarimin e rregullores së federatës botërore dhe rezultateve konfirmuara, unë obligohem me dhënë përgjegjësi. Nëse dikush tjetër nuk ka argumente me kundërvu deklarimin tim, çështja është e përfunduar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat