Histori me fund të lumtur

Sporti

Histori me fund të lumtur

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:49
Rikako Ikee

Historia e Rikako Ikee kishte befasuar botën e sportit disa vite më parë kur në vitin 2018 fitoi gjashtë medalje të arta në Lojërat Aziatike të zhvilluara në Xhakartë (Indonezi).

Vajza japoneze ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç në atë kohë dhe dukej se ishte një nga talentet më të ndritura në notin botëror.

Megjithatë ajo nuk e dinte se disa muaj më vonë do ta gjente veten duke luftuar kundër një kundërshtari shumë më të komplikuar se ata që hasi në uji, leuçeminë.

Sportistja japoneze u përball me të keqen me të gjitha forcat e saj dhe tani është gati të përmbushë ëndrrën e saj: Pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.

23-vjeçarja me origjinë nga Tokio i mahniti të gjithë gjatë provave në kampionatin japonez, duke u renditur në vendin e dytë në 100 metra flutur (57″34), kohë që e lejoi atë të siguronte kalimin për në Paris 2024.

Ajo është përzgjedhur nga Federata Japoneze e Notit për eventin olimpik që zhvillohet këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat